20:10 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

KFOR-i kujdeset për shëndetin e qytetarëve, largon materialet kimike nga zona e banimit

KFOR-i vazhdon veprimtarinë e saj të mbikëqyrjes në Institucionet në Kosovë që merren me material industrial toksik.

Dje në Gjakovë Specialistët e KFOR-it vërtetuan kushtet e rrezikshme të materialit kimik që do të zhvendoset në një depo të re më të sigurt, larg zonës së banimit, përcjellë Indeksonline.

Kjo lloj veprimtarie kryhet rregullisht nga institucionet në Kosovë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e magazinimit të materialit toksik dhe të sigurojnë të gjithë qytetarët një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt.

Përmirësime të ngjashme të objekteve të magazinimit janë kryer kohët e fundit në vende të tjera si Peja dhe Janjevë./Indeksonline/