11:45 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / k.v

KFOR-i patrullon rrugëve të veriut (Video/foto)

Përveç shtimit të numrit të policëve në veri, vërehet prezenca edhe e pjesëtarëve të KFOR-it, raporton IndeksOnline.

Karabinierët italian janë të stacionuar në urën e Ibrit ndërsa në veri po shihen duke lëvizur patrullat tjera të KFOR-it.

Situata momentale në Mitrovicën Veriore është e qetë dhe sot nuk janë hasur grupet e personave të maskuar.

Për rend dhe siguri në veri po përkujdeset Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX./IndeksOnline/