18:02 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

KFOR i përgjigjet një kërkese urgjente të bërë nga QKUK-ja

Qendra Klinike Universitare e Kosovës pati një kërkesë ndaj KFOR-it.

KFOR ka reaguar menjëherë ndaj kësaj kërkese urgjente të bërë nga QKUK, duke i dhuruar një –pjesë të rezervave të saj të anti-trupave kundër helmimit.

“Misioni i NATO-s në Kosovë po mbështet gjithashtu në mënyrë të paanshme  luftën ndaj pandemisë COVID-19”, thuhet ndër të tjerash në publikimin e KFOR-it, transmeton Indeksonline.

Ndryshe ilaçi i dhuruar i njohur si ‘Vievkin’ sipas përshkrimeve përdoret kur dikush kafshohet nga gjarpri i llojit ‘nepërka’./Indeksonline/