14:08 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / B O

KGJK konfirmon se gjyqtarët në Veri e bojkotuan punën, shpreson në kthimin e tyre

Indeksonline ka raportuar sot ekskluzivisht për bojkotin e punës të gjyqtarëve serb në Veri, si shenjë revolte ndaj vërtetimit të dënimit për ish-ministrin serb, Ivan Todosijevic.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka konfirmuar bojkotin e punës, ndërsa shpreson rikthimin e shpejt të tyre në detyra.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021. Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Gjyqtarët e nacionalitetit serb kanë marrë këtë vendim ngase sipas tyre është shkelur Marrëveshja e Brukselit me të cilën parashihet që në në trup gjykues në lëndët ku janë të përfshirë të akuzuarit e nacionalitetit serbë të jenë dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar./Indeksonline/