13:35 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / A. M.

KGJK sqarohet për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 14.02.2021.

“Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli… ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë process”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka pranuar përgjigjet nga disa institucione nëse kandidatët e partive politike për deputetë nuk do të mund të jenë pjesë e këtyre listave për shkak se kanë dënime efektive nga gjykatat e Kosovës.

KQZ-ja ka pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Ministria e Punëve të Jashtme; dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.