21:20 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib dhe McGregor nuk ishin gjithmonë “armiq”

Ndeshja në mes të Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor dhe ngjarjet para dhe pas saj në shikim të parë lënë përshtypjen e një armiqësie të përjetshme.

Por një fotografi e publikuar së fundi tregon se dikur ata kishin mardhënje të mira në mes vete.

Khabib dhe McGregor kishin bërë një foto në vitin 2014 ku ishin të buzëqeshur.

Meçi i arteve të përziera marciale “UFC 229” mes kampionit të peshave të lehta Khabib dhe McGregor në Las Vegas, përfundoi me një përleshje në tetëkëndësh, pas fitores së rusit në rundin e katërt. /IndeksOnline/