17:17 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i UFC tregon se cili është talenti më i madh i këtij sporti

UFC po shndërrohet në njërin nga sportet më të preferuara në botë. Luftëtarë si Conor McGregor, Khabib, Nate Diaz e shumë të tjerë janë ndër më të pëlqyerit nga publiku.

Por presidenti i UFC, Dana White nuk mendon se njëri nga emrat e lartcekur është më i talentuari. Sipas tij luftëtari më i talentuar në UFC është Jon Jones, transmeton Indeksonline.

“Ai është talenti më i madh që kemi parë” tha White në një intervistë.

Jon Jones do të i rikthehet oktagonit me 29 dhjetor ku do të luftojë Alexander Gustafsson./Indeksonline/