13:08 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Khabibi kërkon t’i bëjë edhe 2 ndeshje të tjera, para daljes në pension

Babai i Khabib Nurmagomedovit, Abdulmanap ka pohuar se djali i tij e ka synim që t’i bëjë 30 fitore dhe as një humbje para se të largohet nga UFC-ja.

30- vjeçari u kthye për ta mbrojtur titullin e tij kundër Dustin Poirierit. Ai e mundi kundërshtarin e guximshëm për të shënuar kështu fitoren e tij të 28- të.

“Lidhur me luftën e tij të fundit, natyrisht ne do të donim që ndeshja e tij e fundit të ishte në Moskë”, ka deklaruar Khabib./Indeksonline/.