08:27 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Khabib me kritika të ashpëra drejtuara McGregorit: Kjo është kur stërvitesh me fëmijë!

McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.

Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku për një moment nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të Poirier dhe u përplas në tokë, shkruan IndeksOnline

Pas këtij meçi ka reaguar edhe kampioni i UFC-së, 29-0, Kahbib Nurmagomedov i cili e kritikoi ashpër holandezin përmes një postimi në ‘Twitter’.

“Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit” – shkroi Khabib.

Kujtojmë se kjo ishte humbja e parë e Conor McGregor me nokaut, ndërsa fitorja sot e Poirier ishte e papritur për të gjithë.