21:00 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Khabib: Nuk dal para komisionit – mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim

Pas incidentit që dy sportistët krijuan pas duelit mes tyre, Khabib dhe McGregor janë ende të pezulluar dhe pa afat nga Komisioni i Sport në Nevada.

Komisioni kishte vendosur poashtu që Khabib të marrë vetëm 50% të parava pas fitores ndaj McGregor, pra ai ka përfituar vetëm 1 nga 2 milionë dollarë të parashikuara. Pjesa tjetër është ende peng i vendimeve.

Vendimi i Komisionit është i rëndësishëm për të ardhmen e të dy sportistëve, sidomos për rusin. Komisioni ka shtyrë marrjen e një vendimi përfundimtar më datën 10 dhjetor, kur dhe do të ballafaqohet me të dy sportistët, që do të justifikojnë veprimet e tyre.

Nurmagomedov mund të pësojë një pezullim të gjatë dhe humbasë titullin kampion bote të peshës së lehtë që e fitoi në prill të këtij viti dhe më pas e mbrojti atë ndaj McGregor. Por rusi ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të udhëtojë në Amerikë dhe të dalë para komisionit, duke arsyetuar edhe këtë vendim që ma marrë.

“Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj. Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë le ta bëjnë. Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm. E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova McGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës”, tha Khabib Nurmagomedov gjatë një interviste. /IndeksOnline/

Temat: