23:00 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Khabib insiston në duelin me Mayweather, ”injoron” McGregorin

Khabib Nurmagomedov thotë se me të vërtetë dëshiron që përballja e tij e radhës të jetë ndaj Floyd Mayweather – duke shtuar se dëshiron që t’ua dëshmojë kritikëve se janë gabim.

Për Conor McGregor, të cilin e mposhti, Khabib tha se ky djalosh vetëm fliste – por nuk e ka bërë më këtë që prej duelit në Las Vegas.

Kampioni i UFC-s ka folur me gazetarët përreth një orë në një konferencë për shtyp në Moskë sot dhe ka shpjeguar se pse kërkon duelin me Floyd, transmeton IndeksOnline.

”Fillimisht, mendoj për shkak të përfitimeve financiare, si dhe ndeshja ndaj Mayweather do të ishte më interesante se ndaj Tony Fergusonit”.

”Ka qenë gjithnjë interesante – dy mundës të pamposhtur? Do të ishte shumë interesante ta shihnim se kush do të fitonte”.

Gjithashtu, Conor shtoi se nuk ka folur me McGregorin që prej UFC 229 më 6 tetor./IndeksOnline/