16:42 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib paralajmëron UFC-n me largim – arsyeja është befasuese

Khabib Nurmagomedov ka paralajmëruar UFC-n se mund të largohet nga kjo organizatë nëse kjo e fundit vendosë ta dënojë Zubaira Tukhugov për shkak të sulmit ndaj Conor McGregor.

”Shqiponja” me sukses arriti ta mposhtë irlandezin në kategorinë e peshave të lehta në UFC 229, por më pas e gjithë ngjarja u prishë për shkak se rusi sulmoi kampin e McGregor.

Ekipi i Nurmagomedov gjithashtu u përfshi në incident, ku Tukhugov sulmoi personalisht McGregorin, transmeton IndeksOnline.

Tani, Nurmagomedov i është adresuar kësaj situate në rrjetet sociale, duke paralajmëruar UFC-n dhe drejtuesit e saj.

Credit: PA

”Dua t’i adresohem UFC-s përmes kësaj”, shkroi ai.

”Pse ju nuk e dënuat askënd prej ekipit të tyre kur e sulmuan autobusin dhe lënduan disa njerëz? Ata mund të vrisnin njerëz aty, pse askush nuk thotë asgjë për ofendimet e tyre ndaj atdheut tim, religjionit, kombësisë dhe familjes?

”Pse do të duhet që ju ta dënoni ekipin tim, kur të dyja ekipet u përleshën? Nëse ju thoni se unë e fillova gjithë këtë, atëherë nuk pajtohem. E përfundova atë që ai [McGregor] e kishte filluar”.

”Për çdo rast, më dënoni mua. Zubaira nuk ka asgjë të bëjë me këtë. Nëse e dënoni atë, duhet ta dini se do të më humbasni edhe mua”, shkroi rusi në mes të tjerash./IndeksOnline/

Credit: PA