23:54 / E Martë, 05 Tetor 2021 / C E

Khabib për Cristiano Ronaldon: Ai është lojtari më i mirë ndonjëherë

Khabib Nurmagomedov dhe Cristiano Ronaldo u takuan në Manchester këtë javë.

Ai shfrytëzoi shansin për të vizituar fushën stërvitore të Manchester United, si dhe për të marrë pjesë në ndeshjen e tyre kundër Everton në Old Trafford gjatë fundjavës, megjithëse ai mund të jetë i zhgënjyer kur pa se Cristiano Ronaldo nuk e filloi lojën.

“Ai është më i miri ndonjëherë”, tha Khabib krahas një fotografie të tij dhe portugezit në Instagram.

“Ju frymëzoni miliona njerëz në të gjithë botën”, thuhet në mbishkrimin e fotos së Kbabibit.

Cristiano komentoi në postimin e tij, duke thënë: “Është  gjithmonë mirë të të shoh ty miku im”.

Ndërsa Khabib ishte në atë pjesë të Anglisë, ai gjithashtu shkoi për të parë barazimin 2-2 të Liverpoolit kundër Manchester City në Anfield të dielën.