75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib pozon para veturës së shefit të UFC-s – më pas fjaloset me të

Khabib Nurmagomedovit nuk do t’i hiqet titulli i kampionit të peshave të lehta pasi presidenti i UFC, Dana White tha se rusi do ta mbajë absolutisht titullin e tij.

Khabib kërceu nga kafazi disa momenti pas fitores në raundin e katërt dhe e sulmoi ekipin e McGregor – në një incident që shkaktoi debat të gjerë.

Por, White e ka konfirmoi se Nurmagomedov do ta mbajë titullin e tij, transmeton IndeksOnline.

”Absolutisht, Khabib do ta mbajë titullin e tij. Ai mund të pezullohet, ndoshta me një pezullim gjashtë mujor”, tha White për TMZ.

Image: Khabib/Instagram

Pas kësaj, Khabib reagoi ndaj këtyre komenteve në rrjetet sociale, duke pozuar para veturës së Dana Whites me brezin e tij.

”Jeni me fat që më dhatë brezin tim, sepse mund t’ju shkatërroja veturën tuaj. E di lokacionin e parkingut tuaj”.

White më pas u përgjigjë duke thënë se do t’i ”tregojë babait të tij” nëse do ta bënte një gjë të tillë./IndeksOnline/

Image: Khabib/Instagram