16:29 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / OSH

Khabibi kosovar, mundësi 12 vjecar që po triumfon në çdo turne

Mundësi 12 vjecar Harun Shipkovica fiton në finale ndaj rivalit të tij nga Maqedonia Elmedin Hajrullahu, në turneun Ndërkombëtar “Pavarësia”, organizuar nga Federata e Mundjes e Kosovës.

Turneu që u mbajt në Han të Elezit, spikati sërish Harunin, Khabib-in kosovar që po shkëlqen në këtë sport, duke fituar turnetë njëra pas tjetrës.

Në finalen e organizuar pak ditë para datës së shpalljes së pavarësisë, Harun Shipkovica e mposhti kundërshtarin në stilin Tushi, duke ngjallur emocione të shumta tek të pranishmit.

Dy muaj më parë, Khabibi kosovar që është dhe nxënës i trajnerit të famshëm Sylejman Shala edhe para dy muajsh në turneun e organizuar kishte mbrojtur titullin e kampionit – shkruan ATV.

Pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar “Pavarësia” për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,ishin 100 mundës dhe mundëse nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova.

Në këtë manifestim sportive ishin prezentë dhe anëtari i bordit të UWW-Evropë zotëri Betim Vrenezi.