17:54 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian feston ditëlindje, Kim emocionon me urimin

Sot në familjen e famshme Kardashian po shënohet një ditë e veçantë, kjo pasi Khloe feston ditëlindjen.

Ylli i njohur televiziv mbush 35 vjet dhe në këtë ditë kaq special për të nuk kanë munguar as urimet nga familjarë, miq e adhurues, transmeton Indeksonline.

Një urim për bionden seksi ka ardhur edhe nga motra e saj, Kim e cila e ka uruar më një mesazh emocional përmes llogarisë së Instagramit.

“Urime ditëlindja. Unë kurrë nuk kam takuar dikë si ti. Brenda dhe jashtë, ti je i sjellshëm dhe i përsosur në sytë e mi. Unë jam kaq mirënjohës që kam një motër si ti. Unë jam aq e lumtur sa jemi aq të afërta  dhe shpirtrat tanë vendosën të marrin këtë udhëtim poshtë në tokë në të njëjtën kohë! Me fat që kam në jetën time. E di që këtë vit do të sjellë aq shumë gëzim në jetën tënde!”, ka shkruar Kim./Indeksonline/