09:00 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Khloe Kardashian i bie pishman, po rikthehet tek ish-i?

Khole Kardashian po e rishqyrton lidhjen me Tristan Thompson.

Gjatë episodit të ri të ‘The Kardashians’, Khole zbuloi se nëse ka shans që ata të rikthehen bashkë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa bisedonte me nënën Kris Jenner , Khloe tha se ajo dhe Tristan janë në marrëdhënie të mirë pasi janë prindër të një vajze True , 5 vjeç, dhe djalin Tatum , i cili lindi nga nëna surrogate më 28 korrik 2022.

Në një shënim të fundit për Kris , Khloe tha: “Ka të bëjë gjithmonë me fëmijët dhe kjo është ajo që është. Por ne nuk po rrimë vetëm dhe ndoshta mund të ndodh diçka”./Indeksonline/