75 Mall Live Search
17:33 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

KIA është duke përgatitur diçka të re

Prodhuesi jugkorean ka lansuar dizajnin e crossover-it të ri kompakt.

Premiera botërore është planifikuar në verë dhe modeli i ri do të shfaqet së pari në tregun korean, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Bëhet fjalë për versionin-koncept të nënshkrimit SP që KIA paraqiti në Seul në fund të marsit.

Fillimi i shitjeve në tregjet e tjera botërore është planifikuar për 2020. Emri i modelit serik nuk është shpallur deri tani, por spekulohet se SUV i ri do të quhet Tusker.

KIA do ta përdorë këtë automjet për të paraqitur ‘gjuhën’ e dizajnit të ri që do të zbukurojë modelet e ardhshme të kësaj kompanie.