10:02 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / B O

KIA po tërheqë mijëra vetura nga tregu, për shkak të një problemi teknik!

KIA po tërheqë mijëra vetura nga tregu për shkak të një problemi teknik që mund të shkaktoj zjarr.

Tërheqja prek makinat QL Sportage dhe UM Sorento të cilat kanë rezultuar me një problem të ngrohjes së makinës e që mund të ketë karakter shpërthyes.

Të gjitha variantet e modeleve UM Sorento nga 2014 deri në 2020 dhe modelet QL Sportage nga 2015 – 2021 janë duke u tërhequr nga tregu dhe po punohet shtesë në to.

Pronarët mund të kontaktojnë shitësin e tyre lokal të Kia për të ndërhyrë në softuerin e njësisë së kontrollit HVAC dhe për të zëvendësuar elementin kryesor të ngrohësit./Indeksonline/