19:52 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / AR

“Kiara donte Instagramin e Luizit për ta mbyllur”, flet administratorja e Instagramit të Luizit

Pas rikthimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, Kiara Tito është duke u komentuar mjaft shumë sa i përket sjelljes së saj me banorët e tjerë në shtëpi.

Së fundmi në disa faqe të Instagramit është duke qarkulluar një fotografi, ku shihen pamje të një bisede në Instagram Direct, kinse Kiara ka biseduar administratoren e Instagramit të Luizit.

Në biseda flitet për dallavere me produksionin e BBVA, por që faqja zyrtare e Kiarës në Instagram e ka demantuar këtë.

Pas kësaj, përmes një Instastory, administratorja e Instagramit të Luizit, Jurgena Tusha ka zbuluar se Kiara ka tentuar ta marr instagramin e Luizit  dhe ta përdorte për interesa personale.