20:04 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kiara Tito nuk ndalet, i ekspozon format trupore

Kiara Tito ka marrë gjithë vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në klipin e këngës së re të këngëtarit Butrint Imeri, shkruan Indeksonline.

Ata të dy ishin të shumë të përfolur edhe para bashkëpunimit për një lidhje të mundshme mes tyre.

Pas bashkëpunimit janë forcuar edhe më shumë zërat për një lidhje, por asnjëri nga ta ende nuk e ka demantuar të vërtetën.

Kiara ndiqet nga shumë njerëz nëpër rrjetet sociale, kjo për shkak të bukurisë së saj, e së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të ‘ëmbël’ ku shihen format e mira të saj. /IndeksOnline