16:30 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Kiara tregon sa është rritur bebi

Kiara Tito është duke shijuar ditët e shtatzënisë.

Moderatorja e njohur nga Shqipëria është në pritje të ëmbël bashkë me artistin Luiz Ejlli, raporton Indeksonline.

Që kur është bërë publike shtatzënia e deri më tani, Kiara ka ndarë me fansat e saj këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke publikuar fotografi të barkut, të ushqimeve që i hahen e të rrobave që po blen për bebin.

Në “Instagram Story”, Kiara sot ka ndarë edhe madhësinë e bebit, e që sot mbush 32 javë, parashihet të ketë madhësinë e një kungulli.

“Bebi Ejlli është 32 javë sot” ka thënë Kiara./Indeksonline/