23:47 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Kida joshëse dhe në formë, pozon vetëm në të brendshme

Këtë kohë izolimi Kida si duket po e shfrytëzon mjaft mirë, pasi ka treguar se ka filluar punën për projekte të reja.

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptarë, përmes disa fotografive nga studio, ka zbuluar se këngët e reja janë rrugës, e që adhuruesit e saj me siguri i presin me padurim.

Por, kësaj radhe Kida erdhi më ndryshe duke pozuar nga karantina vetëm në të brendshme teksa vuri në pah linjat e saj të formësuara.

Këngëtarja simpatike u paraqit provokuese dhe tejet atraktive.

Ndërsa, kujtojmë që kënga e fundit e lansuar nga Kida është “Moti” që u publikua muaj më parë./Indeksonline/