12:33 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Kida në studio me producentin e njohur, nisin punën për hitin e ri!

Secili projekt që ajo publikon kthehet në hit dhe duket se Kida ka gjetur formulën e duhur për këtë.

Pas suksesit të “Edhe sa”, Kida është kthyer në studion për të punuar rreth këngës së re.

Artistja e njohur dhe shumë e suksesshme, ka nisur punën bashkë me producentin e njohur, Mixey.

Ishte Mixey ai ka ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah Kidës, në mbishkrimin  të cilës ka shkruar: “Çka po thu ti”.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata./Indeksonline/