12:30 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kida në shoqëri të Loredanës, vajzat “rrëmbejnë” vëmendjen me pamjen

Kida dhe Loredana janë prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Edhe pse të reja në moshë, dy artistet numërojnë suksese të shumta në muzikë, ndërsa janë aktive me koncerte pothuajse çdo mbrëmje, shkruan Indeksonline.

Por, mbrëmjen e kaluar dy vajzat e talentuara kanë vendosur që ta kalonin në shoqëri të njëra-tjetrës pas koncertit në Gjermani që mbajti Loredana.

Fotografi dhe video të shumta kanë ndarë ato me adhuruesit e tyre në Instagram ku edhe dëshmuan se kanë raporte të mrekullueshme.

Ndërsa një imazh tjetër ka publikuar edhe sot këngëtarja Kida ku shfaqet përkrah rep-artistes, duke lënë disa “emoji” zemre pranë postimit.

Ndëkohë, ku i dihet ndoshta shumë shpejt ato të dyja mund t’i shohim edhe me një bashkëpunim, që me siguri do të ishte hit./Indeksonline/

View this post on Instagram

??❤️!!!!!

A post shared by KIDA (@kida) on