16:10 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Kida nga Dubai zbulon barkun e formësuar

Këngëtarja e njohur kosovare, Kida, është duke qëndruar në Dubai që disa ditë.

Nuk po mungojnë imazhet e shumta në rrjetet sociale, duke u kujdesur të shfaqet në top formë me stil unik, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë ndau dy imazhe, në njërën vuri në pah fytyrën ndërsa në tjetrën pozoi nga makina duke ekspozuar barkun e sheshtë në një bluzë të shkurtër.

Pas publikimit, imazhi u pëlqye nga fansat duke marrë komplimente të shumta./Indeksonline/