08:55 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kida paralajmëron shumë projekte për këtë verë

Këngëtarja e talentuar Orhidea Latifi, apo siç njihet nga publiku si Kida, pritet që shumë shpejt ta promovojë këngën e saj të re në bashkëpunim me Mozzikun.

Ajo përpos kësaj ka paralajmëruar edhe shumë këngë të tjera që pritet t’i promovojë këtë verë, shkruan Indeksonline.

Madje këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësi ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje.

Pyetjes: “A ki me publiku edhe naj kang tjeter për këtë verë?” ajo  paralajmëroj shumë projekte të reja që mezi po pret t’i publikojë. /IndeksOnline/