14:32 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kida vjen atraktive, për adhuruesit ka një pyetje!

Kida është aktualisht një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të kërkuara të momentit.

Këngëtarja seksi e cila edhe pse e re në moshë prej vitesh ka arritur të krijojë një karrierë të bujshme dhe numëron hite të shumta, shkruan Indeksonline.

Përveç zërit, Kida veçohet edhe për bukurinë e saj natyrale, pozitivitetin dhe pamjen përherë të kuruara.

Në disa postim që ka hedhur së fundi në Instagram, Kida vjen më e bukur se kurrë më parë.

E veshur me një fustan të shkurtë shumë ngjyrësh, të kombinuar me taka të larta, grim dhe flokë të gjata, Kida dukej në ‘top-formë’.

Ndryshe, kënga e fundit e Kidës mban titullin ‘Malli’ dhe u prit mjaft mirë nga publiku./Indeksonline/