22:45 / E Premte, 18 Shtator 2020

Kidës ndryshim po i pëlqen, në fotot e reja shkëlqen

Kohëve të fundit Kida po eksperimenton me pamjen e saj vazhdimisht.

Këngëtarja e njohur e cila njihej si një zeshkane joshëse, pak kohë më parë u kthye në bionde joshëse, ndërsa së fundi e bëri edhe një tjetër ndryshim.

Kida përmes postimeve në Instagram tregoi se tashmë ka bërë flokët pink e të cilat po i rrinë për mrekulli.

Edhe në një fotografi që ka postuar këtë herë, këngëtarja dukej atraktive dhe më e bukur se kurrë më parë, e duket se ky ndryshimi po i pëlqen shumë.

Ndërkohë, artistja e njohur dhe tejet e suksesshme po e shijon suksesin e këngës së fundit “Edhe sa”./Indeksonline/