18:02 / E Martë, 15 Mars 2022 / k.v

Kiev: Vdes një kameraman i kanalit Fox

Kameramani i kanalit Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë jashtë Kievit, ka thënë rrjeti televiziv amerikan.

Zakrzewski është vrarë dhe kolegu i tij, Benjamin Hall është plagosur, pasi makina e tyre është sulmuar të hënën në hyrje të Horenkas, rreth 20 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, ka thënë shefja e Fox-it, Suzanne Scott.

“Pierre ka qenë fotograf i zonës së luftës, i cili ka mbuluar gati secilin material ndërkombëtar për Fox News, nga Iraku në Afganistanin e Siri, gjatë kohës së tij me ne”, ka thënë ajo.

Hall, korrespodent britanik 39-vjeçar, është duke u trajtuar ende në spital pas incidentit.

Ky lajm vjen pas vdekjes së regjisorit dhe gazetarit amerikan, Brent Renaud të dielën.