08:24 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kili shënon fitore dhe siguron kualifikimin nga grupet

Kombëtarja e Kilit ka arritur ta mposhtë Ekuadorin me rezultat 1:2, në kuadër të Kupës së Amerikës.

Kili kaloj në epërsi në minutën e 8-të, me anë të Fuenzalidas. Nuk shkoj shumë dhe në minutën e 26-të, Enner Valencia barazoj rezultatin për Ekuadorin nga pika e bardhë.

Në minutën e 51-të, Alexis Sanchez arriti të shënoj gol duke kaluar në epërsi e kombëtaren e tij.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në minutën e 89-të, lojtari i Ekuadorit, Achilier u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Kili grumbullon gjashtë pikë dhe prinë në grupin C të Kupës së Amerikës dhe po ashtu arriti ta kaloj grupin./Indeksonline/