20:12 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kim Jong Un arrin në Singapor, siguria tepër e lartë për të (Video)

I pari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka arritur në Singapor.

Kim Jong Un pritet që më 12 qershor të mbajë një samit historik me liderin e Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Donald Trump.

Momenti i arritjes së Kim Jong Un ka qenë i veçantë nga siguria e lartë në makinën etij si dhe jashtë saj. Trump dhe Kim do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Gjatë të shtunës, Trump kishte deklaruar se takimi i 12 qershorit, është “shansi i vetëm” për Korenë e Veriut

Në delegacionin e Trumpit për këtë samit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për media Sarah Sanders/Indesonline/