07:08 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kim Jong Un i kundërpërgjigjet menjëherë Trumpit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut , Kim Jong Un tha se armët e tij bërthamore garantojnë dhe ruajnë sovranitetin e vendit të tij, njofton mediat shtetërore të dielën.

Kjo deklaratë erdhi orë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se “vetëm një gjë do të funksionojë” me vendin e izoluar, duke lënë për t’u nënkuptuar se veprimi ushtarak është në mendjen e tij, transmeton AktivPress.

Poashtu, në një fjalim në takimin e Komitetit Qendror të partisë në pushtet, një ditë para komenteve më të fundit të Trump, mediat shtetërore thanë se Kim kishte trajtuar “situatën e komplikuar ndërkombëtare”.

“Armët bërthamore të Koresë së Veriut garantojnë paqen dhe sigurinë në gadishullin Korean dhe Azinë verilindore”, tha Kim, duke iu referuar kërcënimeve bërthamore të SHBA-së.

Në javët e fundit, Koreja e Veriut ka nisur dy raketa mbi Japoninë dhe ka kryer testin e saj të gjashtë bërthamor dhe poashtu është duke punuar për të zhvilluar një raketë bërthamore për të goditur SHBA-në./AktivPress