15:24 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian bëri një set fotografik me ‘binjaket’ e saj dhe interneti po çmendet

Ditën e sotme, Kim Kardashian promovoi bashkëpunimin e saj me Carolina Lemke dhe ia doli të gjente jo 1, por disa sozi të saj, për të realizuar një set ku mbanin veshur syzet nga ky koleksion. 

Pavarësisht se në jetën reale nuk ngjajnë shumë, stilistët dhe fotografët ia kanë dalë t’i bëjnë ato të duken si binjake.

Madje modelet, kanë të njëjtat forma trupore si ato të Kim-it, gjë kjo që i bën akoma më shumë të duken pothuajse njësoj. Deri tani, kemi parë vetëm disa modele syzesh që do të jenë pjesë të koleksionit, por jemi ende në pritje të fotove apo detajeve të tjera.

Sigurisht, postimi mori shumë komente nga fansat e saj, të cilët ishin po aq të konfuzuar sa ne./Indeksonline/