75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian me këtë veshje ‘çmend’ fansat

Kim Kardashian njihet si një yll televiziv, e cila vazhdimisht qëndron në fokus të publikut dhe të mediave rozë me paraqitjet e saj publike, shkruan Indeksonline.

Tanimë ajo ka filluar me sezonin e ri të emisionit “Keeping Up With The Kardashians” i cili ndiqet shumë nga fansat e Kim-it.

Ylli 38-vjeçarë të dielen në “KUWTK” u paraqit me një veshje ‘latex’ të ngushtë që vinte në pah format shpërthyese të saj.

E veshur me veshjen e kaltër, ajo u komentua shumë edhe nga fansat, të cilët dhanë komente kryesisht pozitive për format e përkryera të Kim Kardashian. /Indeksonline/