15:57 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashian mendon se punon më shumë se të gjitha motrat e saj, tani në konflikt me Kendall Jenner

Drama Kim-Kendall nuk është askund afër zgjidhjes, pasi Kendall Jenner gjithashtu është bashkuar në përleshjen e vazhdueshme mes përleshjes Kim dhe Kourtney. 

Në episodin e ri të Keeping Up With Kardashians , Kim tregon se ajo punon më shumë në krahasim me të gjithë vëllezërit dhe motrat, transmeton Indeksonline.

Mosmarrëveshja u ndez mes Kim, Kourtney, Khloe dhe Kendall duke folur për shëndetin e keq të Kylie Jenner në shfaqjen në Javën e Modës në Paris.

Themeluesja e SKIMS vazhdoi duke thënë se ajo kurrë nuk do ta humbiste rastin për tu paraqitur në shfaqjen në Paris.

“Nëse do të isha në shtratin tim të vdekjes, unë përsëri do të shfaqesha,” tha Kim.

Duke rënë dakord me Kim, Kendall u shpreh “Dhe unë”, por së shpejti iu dha një vërejtje nga Kim e cila tha: “Jo, ju poashtu keni ankthe”.

Kendall u përgjigj duke thënë: “A po tallesh me mua? Unë betohem në Zot. Unë kam qenë e sëmurë dhe kam pasur sulme të mëdha paniku. Por unë punoj edhe kur jam e sëmurë ose jo”.

Tensionet u ndezën edhe më shumë kur të trija i treguan me shembuj Kim-it mbi “narracionin e saj për këtë etikë të punës”./Indeksonline/