09:38 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kim Kardashian ndan fotografi me bikini nga marka e saj SKIMS

Kim Kardashian mahniti të enjten, teksa u shfaq në Instagram vetëm me të brendshme.

Ylli televiziv, gati sa nuk doli nga sytjena e saj me prerje të ulët SKIMS, ndërsa pozonte në mënyrë joshëse për një ‘selfie’ në pasqyrën e saj.

Ajo kishte veshur të brendshme të zeza të pakta që tregonin barkun e saj të tonifikuar dhe belin e vogël, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se nuk kishte veshur pothuajse asgjë, Kim sërish arriti të dukej magjepsëse për shkak të grimit të saj të përsosur dhe flokëve voluminozë.

Duke u ndier seksi, nëna beqare e katër fëmijëve përshkroi postimit ‘IDD8ME’, që është shkurt për ‘I’d date me’ (do të lidhesha me veten).