09:16 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian “në garë” me të motrën, cila duket më bukur?!

Ylli televiziv dhe një nga femrat më “in” në gjithë botën Kim Kardashian, ka një familje të gjerë, me shumë motra për çfarë ajo shprehet mjaft e lumtur, shkruan Indeksonline.

Ajo vazhdimisht shfaqet përkrah motrave të saj.

Njësoj ka bërë edhe në paraqitjen e saj të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga qindra miliona fansa.

Ajo ka pozuar përkrah së motrës Kendall Jenner, e cila është modele e njohur 23- vjeçare, tejet e suksesshme në fushën e modës.

Kim Kardashian si zakonisht është shfaqur me një fustan, i cili vinte në pah format shpërthyese të saj, teksa Kendall Jenner ishte veshur me një fustan interesant sa i përket stilit e ajo që bie në sy është bukuria e saj.

Se cila është më e bukur nga të dy motrat vlerësojeni vetë!  /Indeksonline/