08:15 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian në të brendshme: Jam e bekuar!

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka sjellur një imazh të rri në llogarinë e saj ku ndiqet nga më shumë se 142 milionë ndjekës.

Përmes kësaj fotografie, Kim ka bërë edhe një përshkrim në të cilin ka treguar se ndihet e bekuar për të gjitha gjërat që i kanë ndodhur në jetë, shkruan Indeksonline.

“Të jesh një sipërmarrëse dhe shef i vetvetes ka qenë një nga sfidat më të dobishme që unë kam qenë e bekuar në jetën time. Ajo që është bërë e mundur për mua pas të gjitha këtyre viteve ka qenë linja direkte e komunikimit me tifozët e mi dhe publikun. Unë jam gjithmonë duke dëgjuar, duke mësuar dhe duke u rritur – unë e vlerësoj shumë pasionin dhe perspektivat e ndryshme që njerëzit sjellin tek unë”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, krahas karrierës ajo ka edhe një jetë të lumtur familjare, Kim është e martuar me reperin, Kanye West dhe ka katër fëmijë./Indeksonline/