15:11 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian po e neglizhon Kanye Westin pas lindjes së fëmijëve

Në episodin e fundit të spektaklit “Keeping Up With Kardashians” , ylli televiziv Kim ka folur rreth lidhjes me Kanye West, transmeton Indeksonline.

“Të kesh tre fëmijë, sin­qerisht është çmenduri. Më kujtohet ishte shumë e vështirë për North kur Saint u lind, prandaj jep gjith­çka që ta bëja North të ndihej ekstra speciale” tha Kim gjatë emisionit.

“Dhe tani me Chicagon, po më duhet të punojë edhe më shumë që t’i bëjë North dhe Saint të ndihen sikur kanë shumë kohë me mua, të ndihen shumë të dashur dhe se askush nuk do të marrë vendin e tyre” u shprehë ylli televiziv.

Kjo vëmendje e madhe për fëmijët rezultoi me ngritje të tensioneve mes Kim dhe Kanye.   

“Unë mendoj se shumë bashkëshort ndihen të neglizhuar kur fillon të kesh fëmijë dhe e gjithë vëmendja që ke për ta largohet” u shprehë Kim Kardashian. /Indeksonline/