75 Mall Live Search
19:38 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / AR

Kim Kardashian po i heq të pasmet e mëdha, i rikthehet “natyralitetit”

Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh një ndryshim kulturor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gratë amerikane, të cilat dikur ishin të magjepsura pas ndërhyrjeve të tepruara dhe modifikimeve të trupit, tani po kërkojnë një pamje më natyrale dhe të shëndetshme.

Sipas kirurgëve plastikë, vitin e ardhshëm, 2025, mund të shohim një “vit deflacioni të madh” në industrinë e kirurgjisë plastike, për shkak të kësaj tendence të re.

Ky fenomen, i quajtur “De-kardashianifikimi i Amerikës”, përshkruan një largim nga tendencat që dikur udhëhoqën të famshmet si Kim Kardashian, ku ndërhyrjet e tepruara, si ato për të pasmet e fryra dhe mbushësit në fytyrë, ishin në qendër të vëmendjes.

Nuk preferohen më të pasmet si të Kim Kardashian, edhe vetë

Tani, shumë gra po i largojnë implantet e përdorura për të theksuar format dhe po heqin botoksin dhe mbushësit e fytyrës për të arritur një pamje më të natyrshme dhe të ekuilibruar.

Nuk preferohen më të pasmet si të Kim Kardashian, edhe vetë

Edhe vetë Kim tani preferon të duket më e tonifikuar dhe më pranë pamjes natyrale, dhe duket se ka hequr një pjesë të dhjamit që kishte injektuar në të pasme e që e tregonin me shumë celulit.

Nuk preferohen më të pasmet si të Kim Kardashian, edhe vetë

Kirurgjia e mirë plastike ka për qëllim të duket natyrale dhe e shëndetshme, jo e ekzagjeruar. Ky ndryshim është i dukshëm dhe shumë gra po heqin ndërhyrjet që dikur kishin për qëllim krijimin e një pamjeje ekstreme, për të arritur një format më të shëndetshëm dhe të ekuilibruar të trupit dhe fytyrës.