20:26 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian pozon me modelen e cila ishte partnerja e Bebe Rexha-s në VMA

Kim Kardashian tashmë është duke e promovuar linjën e saj të veshjeve KKW-Beauty, kësaj radhe në bashkëpunim me modelen Winnie Harlow.

Ajo ka falenderuar modelen për bashkëpunimin e saj në promovimin e linjës së re.

“Jam shumë e kënaqur të prezantoj linjën e re KKW me dikënd që e admiroj dhe e respektoj shumë. Ajo është definicioni i bukurisë së vërtetë.”: ka shkruar Kim dedikuar modeles Winnie Harlow.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Winnie Harlow ishte partnerja e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në pjesëmarrjen e saj në VMA. /Indeksonline/