09:39 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian ‘shpërthyese’ në tapetin e kuq

Kim Kardashian edhe njëherë mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq gjatë paraqitjes në ‘Creative Arts Emmys 2019”, transmeton Indeksonline.

Gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq në Los Anxhelos, u vërejt veshja e Kim Kardashian me një fustan të zi i cili vinte në pah format fantastike trupore të saj.

Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ zgjodhi një grim të lehtë dhe fustanin që vinte në pah format e saj, e që padyshim edhe njëherë mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj. /Indeksonline/