12:08 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kimi dhe Kanye, puthje të “zjarrta”, në New York

Çifti i njohur West-Kardashian, zakonisht mundohet ta mbajë privat lidhjen dhe familjen e tyre.

Sidoqoftë, Kim Kardashiani dhe burri i saj, reperi Kanya West, u shfaqën të mërkurën në New York, shkruan Indeksonline.

Prindërit e katër fëmijëve nuk hezituan të ndanin një puthje të “zjarrtë” në publik, para shfaqjes së promovimit të markës së bukuroshes Kardashian, të veshjeve të saj të brendshme “Skims”.

Kimi vendosi duart në krahët e Kanyas, derisa ai vendosi duart në fundshpinën e Kimit.

Të dytë ishin veshur plot stil e sharm, derisa shkëlqenin në këtë paraqitje. /Indeksonline/