14:05 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kimi bëhet 39 vjeçe, dalin pamjet nga festa luksoze

Ylli televiziv Kim Kardashian ka mbushur 39 vjet.

Në këtë ditë të veçantë ajo s’kishte si të mos e festonte në mënyrë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Në një festë superluksoze dhe përplot dhurata, Kimi e festoi ditën e saj të lindjes e rrethuar me familjarët dhe miqtë më të afërm.

Tablo dhe video të ndryshme janë publikuar në rrjet brenda festës së saj që ishte dekoruar me shumë stil dhe shije.

Në ahengun e saj nuk munguan as katër fëmijët e saj, përfshirë Northin 6-vjeçe, Saintin, tre, Chicagon një dhe Psalmin, pesë muajsh.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë që më keni dhuruar për ditëlindje. Kisha ditëlindjen më të mirë ndonjëherë. Unë kalova vikendin me shoqëri të mahnitshme në Palm Springs dhe kisha një darkë familjare në shtëpinë time nga nëna ime dhe Kanye. Pranova dhurata të shumta nga e gjithë familja dhe Kanye më bleu çanta të mrekullueshme. Por ai dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur”, ka shkruar Kim në postimin e saj pas festës./Indeksonline/