10:43 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Kim përballet me kritika pasi nuk e respektoi kodin e veshjes në Vatikan

Kim Kardashian ka shkuar për në vizitë në Romë.

Që në dalje të parë ajo theu rregullat, duke mos zbatuar kodin e veshjes, transmeton Indeksonline.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan transparent duke zbuluar pjesët e trupit të saj.

“Koleksioni ka të bëjë me seksualitetin si fuqi dhe mbrojtje nga mbizotërimi i përhapur patriarkal siç përdorej në brujeria e shekullit të XVI. Ekziston një ndjenjë e fuqizimit të femrave gjatë gjithë koleksionit, e përzierë me magjepsjen e natës.” ,”- tha Barragan për Vogue.

Ajo u kritikua edhe nga fansat e saj pasi nuk ka zbatuar kodin themelor të veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit./Indeksonline/