12:03 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kimmich i pari që pranon dëshirën për rikthimin e Guardiolës: I kam borxh shumë!

Joshua Kimmich është bavarezi i parë që e ka komentuar rikhimin e mundshëm të Pep Guardiolës në Bayern.

Ylli gjerman ka thënë se do e priste me qef këtë lajm.

“I kam borxh shumë Pepit. Ai më mori si lojtar nga kategoria e dytë dhe më ftoj që të luaj në Bundesliga e Champions League. Më pas, u bëra i paprekshëm tek ai. Do ishte lajm i mirë për mua rikthimi i tij” ka thënë Kimmich.

Pep Guardiola kaloi tre sezone në Bayern, midis 2013 dhe 2016, duke fituar 7 trofe./Indeksonline/