Kimmich mëson gjuhën spanjolle… me himnin e Real Madridit!
Joshua Kimmich është duke mësuar gjuhën spanjolle.
Ishte vetë lojtari që e zbuloi atë në Sport Bild, edhe pse ai vuri në dukje se kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga klubi gjerman.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen për këtë mësim gjuhe është metoda që po zbaton ai për të mësuar gjuhën e Cervantes.
Lojtari i Bayern-it po mëson spanjisht me himnin e Real Madridit! Jo me himnin 2.0 të La Decima, por me himnin ‘las mocitas madrilenas’ , siç tregon fotografia nga gazeta gjermane.
“Cdo ditë shkoj vetëm në stërvitje dhe rruga për në shtëpi është shumë e gjatë. Pse spanjollisht? Nëna ime më ka propozuar që ta mësoj edhe ndonjë gjuhë të re dhe pasi kemi shumë spanjollë në ekip, unë e pranova atë” , deklaroi gjermani.
“Unë tashmë kuptoj kogja shumë, dëgjoj gjithmonë në dhomën e zhveshjes bashkëlojtarët, ata nuk e kanë idenë që jam duke i kuptuar” , deklaroi Kimmich për Sport Bild.
Në Bayern janë 6 lojtarë që flasin gjuhën spanjolle: Rafinha, Thiago, Vidal, James Rodriguez, Javi Martinez dhe Juan Bernat. /IndeksOnline/