11:17 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kina dërgon ushtarë në Rusi

Kina po dërgon ushtarë në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Pekin, ushtarët do të marrin pjesë në manovrën “Vostok” si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi me Moskën. Sipas informacioneve ruse, kjo do të ndodhë midis 30 gushtit dhe 5 shtatorit.

“Qëllimi është të thellohet bashkëpunimi praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik midis pjesëmarrësve dhe të forcohet aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë”, tha Ministria e Mbrojtjes Kineze.

India, Bjellorusia, Mongolia dhe Taxhikistani gjithashtu marrin pjesë në manovër.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Kinën dhe Indinë se i kanë dhënë mbështetje diplomatike Rusisë në luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës. Të dy shtetet nuk e dënuan luftën ruse. Pekini theksoi tani se pjesëmarrja e Kinës në manovrën “Vostok” nuk ishte e lidhur me “situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”.

Rusia dhe Kina kishin mbajtur tashmë manovra të përbashkëta ushtarake me bombardues pranë Japonisë dhe Koresë së Jugut në maj. Në atë kohë, Presidenti i SHBA Joe Biden ishte në Tokio për të takuar liderët e Indisë, Australisë dhe Japonisë për një samit rajonal të sigurisë./Indeksonline/