18:02 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kina e bllokon Skypen

Kina e ka bllokuar rrjetin e famshëm social, Skype. Mediat amerikane raportojnë se këtë gjë Kina e ka bërë gati që 1 muaj duke mos lejuar shkarkimin e Skype në aplikacione.

Amerika po e akuzon presidentin kinez, Xi Jinping që sipas tyre e ka ndërmarrë këtë veprim politik, shkruan Indeksonline.

Kina arsyetohet se këtë veprim e ka bërë pas miratimit të ligjit për siguri kibernetike duke larguar disa aplikacione që i sheh si jo të përshtatshme.

Sipas autoriteteve kineze, Skype është rrjet i ndalueshëm pasi që është i vështirë monitorimi i komunikimit online të qytetarëve./Indeksonline/